Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka paralajmëruar se së shpejti do të bëjë publike emrat e rinj të futbollistëve që do t’i bashkohen ekipit.
Edhe pse nuk foli për emra konkretë, Bunjaki theksoi se lojtarë që kanë luajtur në “Euro 2016” kanë shprehur dëshirën e tyre për të luajtur me Kosovën.
“Pa emra. Po, ka futbollistë që ishin në Euro 2016 dhe kanë shprehur dëshirën për të luajtur për Kosovën. Jemi në pritje të një përgjigjeje nga FIFA dhe pas përgjigjes do të flasim me emra”,-ka thënë Bunjaki sipas “koha.net”.
Tekniku nuk ka përcaktuar as se nga cilat kombëtare do vijnë këta futbollistë, por ka lëshuar një sinjal të fortë që pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe së fundmi në FIFA, futbollistë me origjinë shqiptare që nuk kanë gjetur hapësira me Shqipërinë, Zvicrën etj. do t’i bashkohen së shpejti ekipit të drejtuar prej tij.
Kosova pritet të luajë në finalet e Botërorit “Rusi 2018” në Grupin I me Islandën, Finlandën, Ukrainën, Turqinë dhe Kroacinë.