Largimi Christian Panuccit pas humbjes me Turqinë e ka lënë bosh stolin e trajnerit të kombëtares shqiptare.
Mes disa emrave për pretendent për të marrë drejtimin e kombëtares, më i lakmuari është emri i Edy Rejas. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka hequr dorë nga kërkesa për shërbimet e 73-vjeçarit, duke qëndruar në pritje të një vendimi të Edy Rejas.
Sipas mediave italiane, ish-trajnerit të Napolit, Atalanta-s dhe Lazio-s i është lënë kohë deri të premten për të dhënë një përgjigje.
Nëse Reja pranon paketën financiare të ofruar nga Federata shqiptare e Futbollit, tekniku 73-vjeçar do të vij së bashku me zëvendëstrajnerin Kalorin.
Ndërkohë, për drejtimin e kombëtares nuk mungojnë as emrat shqiptarë si Besnik Hasi te Arjan Peço./ Opinion.al E.XH.