Këngëtarja amerikane, Christina Grimmie, e cila ka qenë pjesëmarrëse në garën për talentë, The Voice, ka humbur jetën pas plagosjes së rëndë gjatë një koncerti në Orlando.
Gjatë kohës kur ajo po nënshkruante autografe, në drejtim të saj ka gjuajtur me armë një mashkull, të cilin pastaj e ka sulmuar vëllai i këngëtares.
Sulmuesi më pas ka bërë vetëvrasje – ka njoftuar policia lokale, njofton CNN, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësja e policisë, Wanda Ford, e ka quajtur hero vëllanë e këngëtares, i cili e ka penguar sulmuesin që ta lëndojë dikë tjetër.