Me krahët e ngritur nga qielli me dëshpërim, ky është momenti i tmerrshëm kur një baba merr vesh se djali i tij vetëm 4 – vjeç dhe bashkëshortja janë mes viktimave të masakrës së Nice.
Tahar Mejri nuk la cep të qytetit pa kërkuar për të birin Kylian, pasi trupi i bashkëshortes së tij Olfa Bent Souyah Khalfallah u gjet në bulevardin Promenades des Anglais.
I dëshpëruar, të vetmet fjalë që nxorri nga goja ishin “të dy, të dy”, teksa ndodhej jashtë spitalit dhe u përball me lajmin e tmerrshëm.
Ditën e sotme, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në Nice të Francës, ku 31 – vjeçari Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i mori jetën 84 personave dhe plagosi me qindra të tjerë pasi u fut me kamion në turmën e njerëzve gjatë festës kombëtare, Dita e Bastille./klan