Një vajzë e re, nxënëse e vitit të parë në gjimnazin e Memaliajt i ka dhënë fund jetës tragjikisht. Policia thotë se 15-vjeçarja nga Tepelena është gjetur e varur në kasollen e bagëtive. Viktima është Bleona A. nga fshati Kallemb. Ajo u gjet e varur në kasolle mëngjesin e sotëm nga familjarët. Ende nuk dihen shkaqet që cuan të renë drejt fatalitetit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po analizon shkaqet e vetëvarjes së adoleshentes.