Një rast vërtetë tragjik dhe i dhimbshëm ka ndodhur në Argjentinë. Mbrojtësi i skuadrës nga liga e dytë, Nueva Chicago, Rodrigo Espindola është vrarë mbrëmë në shtëpinë e tij në Buenos Aires.
Futbollisti u vra duke e mbrojtur familjen e tij nga hajdutet që ishin futur në shtëpinë e tij për të vjedhur.
Ai ishte duke e mbrojtur gruan dhe djalin e tij në momentin kur autorët po rezistonin të futeshin në shtëpi. Espindola ishte një nga futbollistët më të mirë të Nueva Chicagos.