E mitura i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku sipas mjekëve shtetasja Xh.P., 15 vjeçe ka shkuar në spital në gjendje të rëndë.
Ndonëse vajza ka marrë ndihmën e parë mjekësore, nuk ka mundur që të shpëtojë. Ekspertët thanë se gjatë këqyrjes së kufomës nuk janë gjetur dëmtime apo shenja dhune në trup. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasan për ngjarje aksidentale.