Të paktën 96 persona kanë vdekur në një aksident të rëndë hekurudhor në Indi.
14 vagonë të një treni ekspres dolën nga shinat në veri të shtetit Uttar Pradesh.
Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00, më orën lokale, të ditës së diel. Qindra forca shpëtimi janë në vendngjarje, ndërsa numri i të plagosurve deri tani është rreth 150.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin, por një nga pasagjerët ka thënë se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë.
“Shumë udhëtarë janë ende të bllokuar”, tha Anil Saxena, një zyrtar i lartë i hekurudhave në Delhi.