Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në plazhet e vendit. Një 12-vjeçar është mbytur pasditen e së dielës në plazhin e Tales në Lezhë.
Sikurse njofton policia, i mituri ishte banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.
Akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes por grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre./Opinion.al