Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjeditë në Mesdhe nuk reshtin – Kontranda nuk stepet

2023/08/27 at 3:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjeditë në Mesdhe nuk reshtin – Kontranda nuk stepet

Si pasojë e një havarie në det të hapur të një barke me refugjatë në Mesdhe humbën jetën tre vetë dhe të paktën dymbëdhjetë konsiderohen të humbur. Një tjetër anije me emigrantë në bord është zhdukur në det të hapur.


Përpara ishullit grek Mykonos është batuar një varkë me refugjatë. Si pasojë tre vetë humbën jetën dhe të paktën dymbëdhjetë të tjerë konsiderohen të humbur, sikurse njoftoi truproja bregdetare greke. Sipas këtyre informacioneve në detin Egje u gjetën trupat e dy grave dhe një burri të mbytur. Dy burra të tjerë një sirian dhe një palestinez kanë mundur të shpëtohen. Sipas të dhënave të dy të shpëtuarve në barkë kishin qenë rreth 17 persona.

Helikopterë dhe anije të truprojës bregdetare si dhe anijet në lundrim përreth kësaj zone po vazhdojnë aksionin e kërkimit, deklaroi truproja bregdetare. Migrantët duhet të kenë nisur lundrimin drejt Perëndimit ditën e enjte (25.08.2023) nga brigjet turke të Egjeut.

Tragjeditë pasojnë njëra-tjetrën në Mesdhe

Një varkë e dëmtuar, e mbingarkuar me njerëz në Mesdhe. Imazhet të tilla janë bërë të zakonshme në dekadën e fundit – ndërsa lista e mbytjeve masive tragjike vazhdon të rritet. Kur qindra – mijëra njerëz përpiqen dëshpërimisht çdo vit të kalojnë në mënyrë të paligjshme drejt Evropës, ata mbështeten tek kontrabandistët e emigrantëve.

E gjitha ka të bëjë me paranë, bëhet fjalë për shumë para. Secili emigrant që synon vendet perendimore paguan për realizimin e ëndrrës për një jetë më të mirë. Kontrabandistët i ngarkojnë njerëzit për mijëra euro për të realizuar këtë qëllim. Mbushja e varkave do të thotë më shumë fitim.

Pse kaq shumë njerëz, në varka të vjetra? Ç’bëjnë këta kontrabandistë dhe pse?

Përdorimi i varkave të vjetra ul kostot. Të ardhurat nga një udhëtim i vetëm mund të arrijnë në miliona. Shumë nga ata që bëjnë punën e pistë të kontrabandës janë vetë emigrantë. Por pjesa më e madhe e parave përfundon në duart e bandave kriminale ndërkombëtare. Sa para? E pamundur të thuhet saktësisht – por agjencitë policore evropiane i vlerësojnë të ardhurat nga kontrabanda 3 deri në 6 miliardë euro në vit. Kjo bazohet në dhjetëra mijëra njerëz që paguajnë mesatarisht 2500 euro për person. Disa paguajnë shumë më tepër – deri në 7000 euro secili.

Kalimi është vetëm një pjesë e enigmës. Kontrabandistët ofrojnë një sërë shërbimesh të paligjshme para dhe pas udhëtimit – të gjitha me çmime jashtëzakonisht të larta. Rrezikun e marrin përsipër pasagjerët – kontrabandistët kapen shumë rrallë.

Për shumë emigrantë, udhëtimi mund të fillojë me dokumente false. Më tej pason një kalim i vështirë në shkretëtirë. Në kohën kur njerëzit arrijnë në fazën tjetër – ata shpesh kanë mbetur pa para. Kriminelët i shfrytëzojnë ndërsa ata përpiqen të kursejnë para për të vazhduar udhëtimin e tyre.

Kontrabanda është fitimprurëse pikërisht sepse është e paligjshme

Disa emigrantë që kalojnë, ose që marrin rrugën tokësore përmes Turqisë dhe Evropës Juglindoret, futen në kamionë pa ajrosje. Ata rrezikojnë të mbeten pa oksigjen, ndërkohë që kontrabandistët i kalojnë përmes kufijve. Shumë vende në rajon kanë vendosur gardhe dhe patrullojnë nëpër kufijtë e tyre për të mbajtur jashtë emigrantët.

Personat që kalojnë me kontrabandistë nuk kanë asnjë mundësi ligjore për të emigruar, nëse do ta bënin këtë, ata mund të merrnin një fluturim për disa qindra euro, që zgjat vetëm disa orë. Në vend të kësaj, ata paguajnë mijëra euro për një udhëtim që zgjat me javë ose më shumë dhe që u kushton shumë njerëzve edhe jetën e tyre./DW



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Përmbyset autobusi me alpinistë, të paktën 10 viktima

Përmbyset autobusi me alpinistë, të paktën 10 viktima

Fluks i shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit të vendit tonë

Fluks i shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit të vendit tonë

I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 25-vjeçari nga Delvina (Emri)

I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 25-vjeçari nga Delvina (Emri)
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com