Trupi i pajetë i një vajze 5 vjeçe emigrante siriane është gjetur në plazhin Pirlanta, buzë detit Egje në Turqi. Vogëlushja e identifikuar si Sajida Ali, mendohet të ketë qenë në bordin e një anijeje që është mbytur dhe deti e ka nxjerrë në breg.
Këto foto dramatike të vajzës në plazh kujtojnë imazhet e vogëlushit kurdo-sirian Aylan Kurdi, i cili u mbyt së bashku me të ëmën dhe vëllain 2 muaj më parë.
Mbrëmjen e shkur, në anijen e mbytyar në bregun e Cesmes gjendeshin të paktën edhe 6 fëmijë të tjerë. Rojet bregdetare truke kanë arritur të shpëtojnë 8 persona.