Këtë të diel një fëmijë shqiptar vetëm 10 vjeç është shpëtuar nga mbytja në një lumë në Gjermani.
Fëmija pa shenja jete u gjet nga zhytësit rreth orës 15:30 dhe u vendos në gjendje reaminacioni. Vogëlushi, i cili ra në ujërat e lumit Niers në Goch, ndërroi jetë në spital rreth orës 17:00, raporton gazeta gjermane “Bild”.
Ngjarja ka ndodhur në një park mjaft të vizituar gjatë fundjavës, ndërsa vogëlushi po luante bashkë me fëmijë të tjerë në ujërat e lumit. /Panorama