Shkoi apo jo zjarrëfiksja në kohë në rastin e zjarrit të rënë mbrëmë në një pallat 7 katësh në zonën e Unazës së Madhe, ku fatkeqësisht humbi jetën një djalë 4 vjeçar. Gazetarja e Opinion.al Riviera Dedaj i cila e ka qenë e para që ka raportuar ngjarjen ka informuar në Opinion që zjarrfikësja ka ardhur me vonesë. Përpos kësaj zjarrfikësit nuk kanë pasur mjetet e nevojshme për të përballuar situatën emergjente. Ndërkohë që i ndodhur në linjë telefonike Shkëlqim Goxha Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës ka pretenduar të kundërtën. Ndiqni videon se çfarë thotë gazetarja dhe drejtori i Zjarrëfikëseve.