Bashkëshorti i Almës dhe babai i 3 fëmijëve të ndjerë, Erdgys Arrazi, ka marrë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve.
Erdgys Arrazi është lënë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’ nga Gjykata e Shkodrës për akuzat dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.
Tragjedia në Shkodër disa ditë më parë, kur më 2 Maj Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e mitur u zhdukën. Bashkëshorti bëri denoncim të nesërmen.
Të shtunën u gjet trupi i pajetë në lumin Buna i vajzës së madhe 9 vjeç, nga një peshkatar i zonës. Të dielën u gjet trupi i vajzës së dytë, ndërsa u gjetën trupat e pajetë të nënës dhe djalit 3-vjeçar.