Detaje të reja nga tragjedia e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës, në Kavajë, ku një baba me dy djemtë e tij të mitur kanë humbur jetën.
55-vjeçari është futur për të shpëtuar djemtë e tij, pasi ka parë që po mbyteshin.
Ka pasur edhe pushues të tjerë dhe pronarë biznesesh në zonë që kanë tentuar të japin ndihmën e parë për 3 personat, por nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjërin prej tyre.
Ndërkohë, pushuesit thonë se ambulanca është vonuar rreth 40 minuta.
“Po të ishte ndihma e shpejtë, dy të tjerët do të kishin shpëtuar. I vogli doli pa jetë, por dy të tjerët do të shpëtonin nëse do të kishin pasur ndihmën e shpejtë”, thotë një nga pushuesit.