Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka bërë të ditur detaje të reja lidhur me zjarrin në diskotekën e Koçanit.
Toskovski tha se më shumë se 20 persona janë të dyshuar, ndërsa theksoi se 15 persona janë shoqëruar në komisariat.
“Rreth 15 persona ndodhen në komisariat. Është ndaluar një ish-sekretar shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, një drejtues sektori në të njëjtën ministri, një ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe 3 punonjës të drejtorisë. Disa nga të arrestuarit janë persona që kanë qenë organizatorë të ngjarjes, disa janë personel sigurie dhe disa janë përfshirë në aktivitete të tjera. Kjo kompani nuk ka licencë të ligjshme operimi”, tha ministri.
Gjithashtu bëhet me dije se ka shkuar në 51 numri i viktimave nga zjarri, tre prej të cilëve janë të mitur. Më tej ministri shtoi se 27 të lënduar nga zjarri në Koçan janë transportuar në institucionet shëndetësore në vendet fqinje. Ministria e Shëndetësisë informon se të plagosurit do të transportohen me helikopter.
5 pacientë janë dërguar për mjekim në Bullgari. Në Turqi po ashtu do 3 pacientë dhe në Greqi 3 të tjerë.
Pritet të transportohen edhe pjesa tjetër në Bullgari e Serbi.