Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se do të ketë arrestime të reja lidhur me tragjedinë në Koçan, ku 59 persona humbën jetën.
Ai tha se nuk do ketë mëshirë për askënd që ka kontribuar në këtë tragjedi të tmerrshme.
“Nuk do të ketë mëshirë për askënd. Të gjithë ata që kanë kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në këtë tragjedi të tmerrshme për të cilën po qan çdo maqedonas, do të mbajnë përgjegjësi”, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
Toshkovski deklaroi se deri më tani kanë si të dyshuar persona që kanë mbajtur postin e ministrit, sekretarit shtetëror si dhe drejtorëve të institucioneve.
“Aktualisht si të dyshuar kemi persona që kanë mbajtur postin e ministrit, sekretarit shtetëror, drejtorëve të institucioneve, shefave të departamenteve, pronarëve të personave juridikë, rojeve të sigurisë, kemi persona që kanë qenë në gjendje të përgatisin dokumentacion të caktuar që ka qenë i paligjshëm.
Publiku maqedonas do të tmerrohet kur ky rast të sqarohet në detaje, nga këndvështrimi i të gjitha veprimeve që kemi ndërmarrë. Do të tmerrohet veçanërisht kur të shohë se edhe një herë për herë të parë pasojat e këtyre paligjshmërive janë ryshfeti dhe korrupsioni”, tha Toshkovski.
Ai tha se për të gjitha këto ka dëshmi dhe se korrupsioni e ka shkatërruar Maqedoninë./ Opinion.al