Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjedia e djalit të poetit Zhiti/ Gjykata: Ja si ndodhi aksidenti fatal

2016/06/05 at 10:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia e djalit të poetit Zhiti/ Gjykata: Ja si ndodhi aksidenti fatal

Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vjet burg drejtuesin e motorit, me të cilin u aksidentua për vdekje Atjon Zhiti.


Jeta e të riut u pre në mes nga aksidenti i ndodhur mëngjesin 20 dhjetorit 2014 në aksin Tiranë­-Durrës. Gjykata ka përfunduar procesin ndaj të akuzuarit për ngjarjen ku u vra pasagjeri Atjon Zhiti, djali 19­-vjeçar i shkrimtarit Visar Zhiti.

I pandehuri Serxho Martiniani, i cili ka mbetur i paralizuar në gjymtyrët e poshtme nga aksidenti, u deklarua i fajshëm për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ndodhi në një segment të rrugës, ku për shkak të disa punimeve dy korsitë ngushtoheshin në një të vetme. Sipas Gjykatës, shkaku kryesor i aksidentit me pasojë vdekjen e djalit të shkrimtarit ka qenë shpejtësia e madhe e drejtimit të motorit nga i pandehuri.

Referuar aktekspertimeve, shpejtësia e lëvizjes në momentin e aksidentit ka qenë të paktën 160 km/h, tej normave të lejuara në atë segment. Në të njëjtën kohë, në devijimin e rrugës, përveç sinjalizimeve të tjera, ka qenë vendosur një tabelë kufizimi shpejtësie në 20 km/ h.

Në vendimin e fajësisë të shpallur pak ditë më parë nga një treshe e kryesuar nga Altin Abdiu dhe anëtare Migena Laska e Tereza Lani, urdhërohet ndalimi i të pandehurit për të drejtuar mjete motorike për një periudhë 5­ vjeçare.

NGJARJA

Aksidenti që i mori jetën Atjon Zhitit ndodhi më 20.12.2014, përballë një fabrike mielli të ndodhur në autostradën Tiranë­-Durrës. I pandehuri Serxho Martiniani, 19 vjeç në kohën e ngjarjes, duke drejtuar motorin “Yamaha”, me targë AI879, ngjyrë e bardhë, është përplasur me sinjalistikën e përkohshme të rrugës, ku po kryheshin punime.

Ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me gjithë motoçikletë në pjesën e karrexhatës përballë fabrikës së miellit. Si pasojë e këtij aksidenti gjeti vdekjen shtetasi Atjon Zhiti, i datëlindjes 30.8.1995, pasagjer në këtë motor si dhe u dëmtua rëndë edhe vetë drejtuesi i motorit, i cili u dërgua fillimisht në Spitalin Ushtarak në reanimacion e më pas për kurime të mëtejshme jashtë shtetit.

Nga këqyrja e bërë në vendin e ngjarjes ka rezultuar se mbyllja e rrugës nga dy korsi lëvizjeje është bërë përmes disa paneleve vertikale, të cilat kanë fushë me vija të kuqe e të bardha dhe një fener në pjesën e sipërme, që në momentin e këqyrjes nuk ishte i ndezur.

Njëkohësisht, 30 metër para një bordure betoni të vendosur pjerrtas për mbylljen e korsisë ka pasur panele fosforeshente dhe para devijimit është vendosur dhe një tabelë 20 km/h.

DESHMIA E SHOKUT

Para aksidentit, i pandehuri Serxho Martiniani dhe i ndjeri Atjon Zhiti kanë qenë në shoqërinë e njëri­-tjetrit në një nga baret e kryeqytetit.

Sipas dëshmisë së një tjetër shoku të tyre, gjatë kësaj kohe ata kanë konsumuar edhe pije alkoolike.

“Tedi K., shok i viktimës dhe i të pandehurit, i cili ndër të tjera dëshmoi se së bashku me viktimën Atjon Zhiti dhe të pandehurin Serxho Martiniani, në një grup shoqëror kanë frekuentuar disa lokale të ndryshme natën e ngjarjes përpara se të ndodhte aksidenti dhe se kishin konsumuar pije alkoolike, por se nuk ishin dehur”, citohej dëshmia e tij në vendim.

Sipas Gjykatës, ndonëse ky dëshmitar ka pohuar se dy miqtë e tij të përfshirë në aksident kishin konsumuar pije alkoolike, nga aktekspertimi toksikologjik në gjakun e të pandehurit dhe të viktimës nuk është zbuluar prani e alkoolit.

DINAMIKA E AKSIDENTIT

Në akt­ekspertimin autoteknik përshkruhet se segmenti rrugor ku ka ndodhur ngjarja është rrugë interurbane kryesore, ku po kryheshin punime dhe korsia e shpejtësisë ishte e bllokuar, pasi ishin zhvendosur “njuxhersit” prej betoni.

Këto punime shoqërohen me sinjalistikë të përkohshme fosforeshente për të treguar pengesat rrugore. Në afërsi të vendit ku kryheshin punimet dhe ishte vendosur kjo sinjalistikë, drejtuesi i motorit nuk ka marrë masa për të devijuar drejtimin dhe të rregullonte shpejtësinë në përputhje me pengesat rrugore për shkak të punimeve në rrugë, por ka hyrë në kontakt me to dhe me elementët e lëvizshëm në vendngjarje.

Gjatë tentativës së shmangies së kontaktit me trafikndarësin e betonit, ka dalë jashtë rruge në anën lindore ku futet në tokën e punuar. Në këtë vend motori është penguar dhe pasagjeri Zhiti së bashku me drejtuesin Martiniani kanë rënë në tokë me forcë dhe rrëshqitur për disa metra. Panorama/d.i.



Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Samsung prezanton kufjet e reja pa tela

Samsung prezanton kufjet e reja pa tela

Shoferi shqiptar përmbys kamionin, autostrada “lahet” me shampo

Shoferi shqiptar përmbys kamionin, autostrada "lahet" me shampo

Video/ Cungu: Më 1998, Hafizi më kërkoi para për të luajtur me Gjermaninë

Video/ Cungu: Më 1998, Hafizi më kërkoi para për të luajtur me Gjermaninë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com