Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka gjetur kutinë e zezë të aeroplanit ushtarak, i cili është rrëzuar të dielën në Detin e Zi.
Kutia e zezë, me të dhënat e fluturimit, do të dërgohet në Qendrën Kërkimore të Forcës Ajrore në Moskë.
Aeroplani, me 92 veta në bord, përfshirë Ansamblin Aleksandrov të ushtrisë ruse, është rrëzuar më 25 dhjetor, vetëm pak minuta pasi është nisur nga qyteti Soçi drejt Sirisë.
Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha sot se 12 trupa të pajetë janë gjetur.
Rreth 3,000 njerëz, përfshirë 200 zhytës, anije, avionë dhe helikopterë, janë të përfshirë në operacionin e kërkimeve.