Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin Kralevë të Serbisë. Sipas mediave vendase, një person ka vrarë me armë gjuetie 3 fqinjët e tij, më pas veten pranë varrezave të qytetit.
Sipas mediave lokale, vrasja ka ndodhur pas një zënkë që ka pasur autori i identifikuar me inicialet Zh. R me fqinjët e tij, ndërsa nuk dihet nëse ata i përaksin të njëjtës familje, raporton BW.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një tjetër person i katërt, i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.