Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku dy shqiptarë janë vrarë ndërsa ishin duke ecur në shinat e trenit.
Siç shkruan Corriere Della Sera ngjarja ka ndodhur në orën 19:20 minuta të mbrëmjes së sotme.
Treni që ishte nga Milano për në Vareze i ka goditur dy shqiptarët në momentin që ishin duke ecur mbi shina. Mësohet se janë dy shqiptarë 25 dhe 30 vjeç, të dy shqiptarë, shkruan syri.net.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth 300 metra larg stacionit të Rho Fiera.
Makinisti ka tentuar që të ndalojë trenin, por përplasja ka qenë e fortë duke u marrë jetën dy rinjve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe policia që ka nisur hetimet.