Ka humbur jetën në mënyrë tragjike një djalë 6 vjeçar, fëmija e një çifti shqiptar emigrantë në Itali ka humbur jetën duke u larë në det në afërsi të urës së drunjtë në molin jugor të plazhit të Rosetos.
Vogëlushi po kalonte një ditë pushimi në det së bashku me nënën e vëllain e tij. Mediat lokale italiane informojnë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondave, kur vogëlushi me emrin Elidon Bufi sapo kishte hyrë të lahej në det.
Rezultuan të pashpresa tentativat e plazhistëve për t’i shpëtuar jetën si dhe ndërhyrja me helikopter e ardhur nga strukturat mjekësore të qytetit të Peskarës. Kapiteneria e portit po heton mbi zbardhjen e dinamikës së kësaj tragjedie.