Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku tre fëmijë të mitur kanë humbur jetën, pasi në banesën e tyre ka rënë zjarri.
Policia raporton se “ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në Rromanat, ku në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr”.
Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.