Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë sot në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi akuzohen se kanë trafikuar për qëllim prostitucioni një 15 – vjeçare. Ata janë Enea Sinani, 28 – vjeç dhe Elton Drapi, 29 – vjeç të dy banues në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy të ndaluarit kanë qenë nën hetim prej disa kohësh nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe një person tjetër 25 – vjeçarin me iniciale S.K, kanë trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion një vajzë 15 – vjeçare me iniciale M.L.
Për bashkëpuntorin tjetër vijojnë ende kërkimet.
Në 2014 –ën, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, kishte caktuar masë sigurimi personal “arrest me burg” për Sinanin dhe Drapin të cilët ishin në kërkim.
Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Trafikim i të miturve”.