Policia greke ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar gjatë një operacioni antitrafik. Shqiptari mendohet se është pjesëtar i grupit që më 24 Nëntor trafikoi 1.6 ton marijuanë me një gomone që u nis nga Himara në drejtim të Greqisë. Sipas mediave greke 29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u tha hetuesve se kishte mbërritur në Greqi me porosi të biznesmenit grek Spiro Kardamis, i cili akuzohet se siguronte gomonet për rrjetin shqiptaro-grek të drogës.
Shqiptari i arrestuar mohoi çdo lidhje me trafikun e lëndëve narkotike dhe sqaroi se për llogari të biznesmenit grek do të çonte të rregullonte një gomone në Itali. Arrestimi i 29-vjeçarit e çon në 12 numrin e të arrestuarve, mes tyre 7 shqiptarë, 2 grekë, 2 italianë e 1 bullgar.