Është arrestuar në Greqi Kujtim Demiri, i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri me 15 vite burg.
Zyra e kërkimit pranë Policisë së Tiranës, dhe Europol gjurmuan në Athinë 57-vjeçarin, ku është bërë dhe e mundur arrestimi i tij.
Demiri akuzohet për trafikim të të miturve dhe në përfundim të procedurave pritet që të ekstradohet në Shqipëri për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.