Anëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare, të cilët transporonin drogë nga Shqipëria e Turqia për në Greqi janë arrestuar ditën e sotme.
Mësohet nga mediat greke se operacioni i nisur prej ditës së djeshme ka çuar në pranga një çift bashkëshortësh grekë dhe një 33-vjeçar shqiptar.
Sipas raportimeve, çifti grek ka pasur rol të rëndësishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, gjithashtu dhe i riu shqiptar. 33-vjeçari shqiptar merrej me transportimin, magazinimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.
Nga kontrollet e ushtruara policia ka sekuestruar rreth 38 kg marijuanë, mbi 2 kg heroinë apo dhe 2 telefona celularë, të gjetura këto në një dhomë hoteli në qendër të Selanikut si dhe një apartamenti në Igumenicë./ Opinion.al