Sasi të mëdha droge janë gjendur në brigjet greke. Sipas autoriteteve vendase kanë qenë dy turistë të cilët kanë gjetur pakot me drogë. Policia mendon se droga është hedhur nga një gomone me qëllim shpëtimin nga policia kufitare. Ndërkohë që policia greke ka nisur një operacion të gjerë në detin Jon.