Tetë persona janë ndaluar gjatë operacionit të zhvilluar nga Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave Operacionale në qytetin e Sarandës.
Të arrestuarit, dyshohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mësohet se mes të ndaluarve është dhe nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj.
Ata janë shoqëruar drejt Krimeve të Rënda, nën masa të rrepta sigurie. Po ashtu, bëhet me dije se dy femra po hetohen në gjendje të lirë.
Deri më tani janë zbuluar identitetet e pesë personave të ndaluar Adrian Xhibro, Florenc Llanaj, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi.
Policia nuk ka dhënë detaje zyrtare, por sipas burimeve mësohet se grupi hetohej prej kohësh për veprimtari në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Saranda është një nyje e transportimit të sasive të mëdha të marijuanës drejt Greqisë përmes kufirit tokësor por edhe një pikë tranziti e trafikimit të llojeve të forta të drogës si heroinë dhe kokainë./ Opinion.al E.Xh.