Në kulmin e sezonit veror situata e trafikut përgjatë vijës bregdetare të Vlorës vazhdon të jetë alarmante. Kështu po ndodh edhe këtë pasdite ku thuhet se vargu i makinave të stopuara nga Tuneli i Ujit të Ftohtë në Vlorë dhe për gjatë gjithë gjatësisë së asaj që quhet tani Lungomare, është kilometrike. Një tjetër paaftësi e autoriteteve vendore që nuk kanë mundur ti japin zgjidhje një problemeve më shqetësuese që lidhen me turizmin në këtë pjesë të sezonit më të frekuentuar për sa i përket lëvizjes së automjeteve.