Kthimi i emigrantëve shqiptarë si dhe turistëve të huaj për pushimet verore ka rënduar trafikun në Durrës.
Jo vetëm gjatë orëve të ditës, por edhe në mbrëmje, trafiku është i rënduar.
Patrullat e Policisë Rrugore të vendosura në zonat me lëvizjen më të lartë të automjeteve, po punojnë për lehtësimin e qarkullimit.
Rrugët më të ngarkuara, krahas qytetit, mbeten rruga e Plazhit, unaza e Shkozetit, aksi Plepa-Golem si dhe Maminas-Gjiri i Lalëzit.