Një grup prej tre të rinjsh trafikonin drogë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Për të sjellë kanabisin në Shqipëri, tre të rinjtë përdornin dërgesat përmes postës, një nga metodat e përdorura dhe më herët në Shqipëri.
Në pranga kanë rënë dy të rinj 23 dhe 16 vjeç dhe një është shpallur në kërkim. Droga vinte e paketuar në kutitë e shërbimit postar dhe e ndarë në pako dhe kishte për qindje të lartë THC-je
Gjatë operacionit, policia sekuestroi 5 kg kanabis sativa me vlerë 90 000 euro, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.
Një vit më parë policia parandaloi dhe një skemë të ngjashme ku droga vinte nga Anglia përmes postës.
Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga SHBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.
Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga SHBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.
Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro nqs do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al