20 persona ranë në pranga në Itali, nën akuzën e trafikut të kokainës.
Sipas njoftimit të policisë italiane, mes tyre një është me kombësi dominikane, dy me kombësi kolumbiane, shtatë me kombësi shqiptare.
Gjashtë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të një grupi kriminal, që vepronte prej vitit 2014 në Genova në Panama; Kolumbia dhe Venezuela, të cilët synonin importimin e kokainës nga Amerika Latine për në portin e Genovas dhe më pas rishitej tek palët e treta.
Grupi drejtohej nga Gabriele Puleo. Ai kishte një rrjet kontaktesh me organizatat e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut.
Sipas policisë, trafiku u krye gjatë një periudhe kohore nga shtatori 2014 deri në dhjetor 2022.