Gjykata e Tiranës lë në burg 4 shtetasit kosovar të arrestuar për trafik armësh. Togat e zeza vendosën masën shtrënguese për Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi.
Gjatë operacionit për goditjen e këtij aktiviteti u sekuestrua. 10 armë zjarri, teksa personat e përfshirë u kapën në vendparkimin e një terminali autobusësh, në Lundër.
Shtetasi Blerim Krasniqi dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin Edonis Thaçi një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.
Më pas, shtetasi Krasniqi në bashkëpunim me shtetasin Muhamed Krasniqin kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi Edonis Thaçi së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste”, njofton policia.