Kjo ishte padyshim një prej javëve më të vështira në familjen Kardashian, pasi një prej pjestareve të tyre, Khloe u tradhtua nga bashkëshorti teksa ishte në pritje të fëmijës. TMZ publikoi video-skandalin, dhe Khloe u detyrua të shtrohej në spital për shkak të komplikacioneve të shtatzënisë. Përderisa 27 vjeçari nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me këtë punë, fansat besnikë të 33 vjeçare Khloe e kanë shpallur Tristanin njeriun më të urryer në Amerikë, duke shkruar mesazhe si: “Ti nuk e meriton të jetosh, të duam të vdekur, ia theve zemrën vajzës që ende s’ka lindur”, e të tjera fraza me përmbajtje kërcënuese.
Epo kështu ndodh kur tradhton publikisht.