Donald Trump e ka bërë të qartë se Princi Harry nuk do mbrohet nga ai nëse rikthehet në presidencën amerikane, pasi e konsideron “të pafalshme” tradhtinë që ai ka bërë ndaj gjyshes së tij të ndjerë.
Duke folur në një konferencë konservatore të shtunën e kaluar, ish-presidenti amerikan kritikoi pasardhësin e tij, Joe Biden, se ishte shumë i pasjellshëm me çiftin Sussex që kur ata vendosën të transferoheshin në Kaliforni në qershor 2020.
Kujtohet se statusi i emigracionit të djalit 39-vjeçar të mbretit Charles ishte së fundmi në qendër të një padie të ngritur nga instituti konservator Heritage Foundation kundër Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare.
Trump ka paralajmëruar se Princi Harry nuk do të ketë mbrojtjen e tij nëse fiton zgjedhjet e vitit 2024 dhe bëhet sërish president i SHBA-së. “Unë nuk do ta mbroja atë. Ai e tradhtoi mbretëreshën. Kjo është e pafalshme. Ai do të duhej të kujdesej për veten nëse varet nga unë”, tha ish-presidenti.
I pyetur për qasjen e administratës Biden ndaj Sussex-ve, ai la të kuptohet se çifti gëzon privilegje të veçanta: “Unë mendoj se ata kanë qenë shumë të sjellshëm me të pas asaj që ai ka bërë,” tha ai.