Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tradhtarë dhe ikanakë, “me” apo “ju”, Kombëtarja po e shkruan historinë

2016/06/14 at 8:37 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tradhtarë dhe ikanakë, “me” apo “ju”, Kombëtarja po e shkruan historinë

Nga Dritan Laci


Në një botë e cila po bëhet gjithmonë e më globale, ku flamujt, ngjyrat, racat, ushqimi, stili i jetesës, nuk janë më domain ekskluziv i një vendi të caktuar, nuk kishte si të mbetej jashtë këtij gllabërimi edhe futbolli.

Në një treg global ku një kinez vjen të luajë në Itali, apo anasjelltas një anglez shkon të luajë për ca para më shumë në Vietnam, nuk përbën më habi që një afrikan të luajë në një ekip kombëtar që deri para 20 vitesh dominohej nga biondë shtatlartë me sy bojëqielli, me emra tipik si Jurgen, Tomas, Rudi, Stefan e me radhë, apo që një shqiptar me emër muhamedan të luajë në një ekip si Zvicra që dallohet për rojet papal që i ka dhënë Vatikanit.

Në këtë kontekst sot nuk çuditemi aspak që një shqiptar, ai i Kosovës, i Maqedonisë, i Diasporës, apo lindur dhe rritur në Sidney, Kambera apo gjetiu në tokat e Australisë, të mos zgjedhë të luajë me Kombëtaren e Shqipërisë, por për një vend që edhe pse nuk është atdheu i tij biologjik, është treguar një prind i mirë duke u kujdesur që të mos e ndjejnë peshën e refugjatit, por të socializohen në shoqëritë ku janë atashuar.

Dhe të tilla raste ka plot. Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Ahmir Mehmedi, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili te Zvicra, Shkodran Mustafi te Gjermania, dhe shumë të tjerë të shpërndarë nëpër kombëtare të ndryshme në Evropë, janë një dëshmi e qartë se nacionaliteti është një flamur që sa vjen dhe po zbehet, parë në kontekstin global.

Sigurisht që për të gjithë këta nuk ka qenë e lehtë zgjedhja që kanë bërë.

Midis thirrjes së Shqipërisë për tu bashkuar në një kombëtare dhe thirrjes së vendit ku janë rritur dhe që ka investuar në atë çka ata janë sot, një pjesë e mirë e këtyre futbollistëve kanë zgjedhur të dytën.

Kush për më shumë famë, kush sepse askush nuk e mori mundimin ti thërriste në kohën e duhur, kush sepse nuk e ndjen të luajturit në një ekip si Shqipëria që për të së vërtetës, ka ende pak për të dhënë për karrierën e një futbollistit.

Por në të gjithë këtë mori “tradhtarësh” siç na pëlqen ti etiketojmë sa herë nuk ka vijnë pas avazit, sigurisht që dallojnë dy kategori shqiptarësh të “pabesë” të topkëmbës.

Ata që kanë qenë të sinqertë duke pranuar se zgjedhja e tyre nuk ishte Shqipëria, dhe ata që u treguan me plot gojën të pabesë, që jo vetëm nuk pranuan të vishnin fanellën e Shqipërisë, por e shkelën atë duke e përbuzur me lloj-lloj historish.

Dhe këtu meriton të veçohen dy futbollistë për të cilët vetë Federata Shqiptare por edhe faktorë të jashtëm të interesuar, janë përpjekur me të gjitha mënyrat për ti pasur në gjirin e kësaj Kombëtare, që sot po shkruan historinë e saj më të ndritur, luajtjen për herë të parë në një kompeticion madhor, siç është Kampionati Europian.

I pari është Elvis Kabashi. Sot ndoshta për shumë prej jush ky emër nuk ju kujton asgjë. Tre vite më parë Kabashi konsiderohej si një talent me të ardhme në Itali. Ishte pjesë e të rinjve të Juventusit. Ishte thirrur të luante me Shpresën e Shqipërisë. Por pikërisht në momentin që i vjen një tjetër ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të vazhduar të luajë me Shpresat e Shqipërisë, Kabashi me anë të një letre lëshoi bombën që askush se priste; “Ju lutem mos më shqetësoni më, pasi unë pres ftesë vetëm nga Kombëtarja Italiane”.

Në fakt Kabashi jo vetëm që nuk u thirr asnjëherë nga Kombëtarja e Italisë, siç pretendonte, por shpejt humbi gjurmët, duke luajtur shpesh i huazuar në kategoritë e ulta të futbollit italian.

Muaj më vonë Kabashi u pendua për gjestin e tij por Federata ja kishte mbyllur derën njëherë e mirë.

Rasti i dytë dhe që ka bërë më shumë bujë, ka qenë ai i Adnan Januzaj. Lojtar me origjinë kosovare, i dalë nga të rinjtë e Mancester UTD. I konsideruar si një nga talentet më të mëdha shqiptar në qarkullim, dy vite më parë Januzaj ishte një nga dëshirat më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ku shumë njerëz të njohur u angazhuan edhe personalisht për ti mbushur mendjen që të vishte fanellën Kuqezi.

“Do vi, s’do vi Januzaj te Shqipëria” u kthye gati në një telenovelë. Aq sa u mor edhe një nismë nga tifozët Kuqezi: “Adnan Januzaj thuaj Po Shqiperisë”.

Por Adnan Januzaj jo vetëm që nuk i tha kurrë Po Shqipërisë, por as nuk i hapte telefonin.

As kur telefonit i binte vetë trajneri Giani De Biasi.

Babai i Januzaj u kthye në protagonist më shumë se vetë Januzaj. Duke thënë se Januzaj nuk kishte ftesë nga Shqipëria, edhe pse Shqipëria i lutej thuaj çdo ditë për të veshur fanellën Kuqezi.

Përfundimi: Januzaj veshi një herë fanellën e Belgjikës në Botëror. Gjithë-gjithë 5 herë. Kaq. Sot Januzaj është një lojtar që u la jashtë Belgjikës në Europianin Francë 2016 dhe po mendon seriozisht ta braktisë këtë ekip kombëtar.

Thuhet se do të luajë te Kombëtarja e sapoformuar e Kosovës. Ndoshta edhe këtu pret ta lusin si me Shqipërinë. Por a duhet ta pranojë Kosova një renegat si Januzaj që është tallur kaq hapur me dëshirën e Shqipërisë për ta pasur në gjirin e Kombëtares së saj? Që nuk ka pasur kurajon më minimale të tregonte që zgjedhja e tij nuk ishte Shqipëria dhe jo të luante deri në ndyrësi me dëshirën e vazhdueshme të bashkëpatriotëve të tij për ta pasur në ekipin Kombëtar dhe të brohorisnin në kor emrin e tij?

Kjo sigurisht që është e drejtë e Kosovës, ta pranojë ose jo në Kombëtaren e saj.

Kabashi dhe Januzaj janë vetëm dy shembuj të shkëputur. Por ka edhe të tjerë që Federata Shqiptare e Futbollit dhe Presidenca e Republikës, i ka pajisur me pasaportë shqiptare dhe më pas janë kanë mbathur paturpësisht në një kombëtare tjetër.

Ndaj mos ja vini fajin Shqipërisë nëse nuk jeni pjesë e historisë së saj të tanishme.

Ju e bëtë zgjedhjen tuaj për të qëndruar jashtë Europianit dhe Shqipëria po e shkruan historinë e saj brenda Europianit.

Kjo vlen edhe për ata që nesër do të kenë të njëjtën sjellje ndaj fanellës së Kombëtares së Shqipërisë, si Kabashi, Januzaj, apo dikush tjetër që u pendua shpejt dhe sot gëzon lavdinë në Francë 2016….

 



Ju sugjerojmë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
OSBE tryezë për reformën zgjedhore, ftesë dhe për opozitën jashtë Kuvendit
Politikë

Partia Socialiste fiton Divjakën, ndiqet nga PD e Nisma Shqipëria Bëhet

12 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Të shtëna dhe pengmarrje në një dyqan të Teksasit, vritet sulmuesi

Të shtëna dhe pengmarrje në një dyqan të Teksasit, vritet sulmuesi

De Biazi flet për formacionin: Ja si do të luajmë

De Biazi flet për formacionin: Ja si do të luajmë

Foto/ LGBTI përkujtojnë viktimat e Orlandos në Tiranë

Foto/ LGBTI përkujtojnë viktimat e Orlandos në Tiranë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
12 Maj, 2025

Qarku i Tiranës është qarku që prodhon më shumë mandate në Republikën e Shqipërisë, me plot 37 të tilla. Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com