Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin atë lanë sallën e Kuvendit, pas rrëzimit nga maxhoranca të amendamentit për t’i dhënë 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës.
Pasi doli nga godina e Kuvendit, Basha u përball me akuzat e Flamur Nokës, i cili së bashku me deputetët e tjerë të përjashtuar qëndronin jashtë godinës së parlamentit.
“Tradhtar, i pabesë, mercenar i paburrë”, ishin fjalët me të cilat Noka iu drejtua Bashës.
Ky i fundit nuk iu kundërpërgjigj por u largua me qetësi.