Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Toyota Yaris me 3.4 milion euro, gazetarja: Ishin me shenja, janë të grupeve të ndryshme kriminale

2018/06/30 at 7:29 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Toyota Yaris me 3.4 milion euro, gazetarja: Ishin me shenja, janë të grupeve të ndryshme kriminale

Një sasi e madhe parash, 3.4 mln euro, janë sekuestuar disa ditë më parë në Portin e Durrësit, pasi u gjetën të fshehura në dy makina “Toyota Yaris”. Sinjali u dha nga kreu i PD Lulzim Basha të enjten e kaluar në Kuvend, e më pas pasoi me deklarata të ndryshme, derisa u dha edhe deklarata zyrtare e policisë për këtë sasi parash të sekuestruara. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, gazetarja Klodjana Haxhiaj ka dhënë detaje të reja mbi operacionin e policisë.


Referuar hetimeve, gazetarja thotë se eurot u gjetën në dy makina “Toyota Yaris”, dhe konkretisht janë gjetur 106 dengje me shenja përkatëse. Dyshohet se këto para i përkasin tre grupeve kriminale të operojnë jashtë vendit.

Ne fillimisht na u tha se nga trageti i linjës së Ankonës ka mbërritur një automjet tip ‘Toyota Yaris’, me para kontrabandë. Bëhej fjalë për një shumë 1.5 mln euro fillimisht. Por e gjitha kjo kishte një hile brenda, pasi ishin autoritetet italiane, Interpol Roma, ata që kishin përçuar informacionin të autoritetet shqiptare për mbërritjen e parave kontrabandë, dhe Porti i Durrësit, policia kufitare, ishin vënë në gatishmëri. Pronari i transportieres kishte ndryshuar destinacionin prej nga do silleshin makinat ‘Toyota’, pasi me sa duket kishin marrë informacion. Pra dyshohet se ka patur rrjedhje informacioni. Automjeti ka zbarkuar në Port rreth orës 9 të mëngjesit, dhe pas zbritjes së pasagjerëve kanë zbritur dhe automjetet. Dhe më pas ka ndërhyrë policia.

Në momentin që u dyshua se në automjeti ku ndodheshin 9 makinat, mes tyre dhe Toyotat, ka mbërritur në port prokurori dhe ekspertët. Automjetet u dyshuan në vijën e dytë, ku ndodhet edhe skaneri i policisë kufitare. Të 9 automjetet që u kontrolluan vinin nga Belgjika, ku shofer ishte Agim Çeka dhe ndihmës Klevis Lika. Në dy prej tyre rezultoi se kishin para në pjesën e pasme. Makinat ishin me tek derë, ndaj pjesa e pasme e tyre ishte mbushur plot me para. U gjetën konkretisht 106 dengje me kartëmonedha euro, të prerjeve të ndryshme që dyshohet se i përkasin tre grupeve kriminale. Kjo për faktin se dengjet kanë shenja të ndryshme përkatëse, dhe dyshohet se i përkasin tre grupeve kriminale që operojnë jashtë vendit dh që kryesisht merren me trafikun e drogës”, tha gazetarja.

Më tej, ajo shtoi se këto para janë dërguar në laborator për të skanuar gjurmët e gishtave.
Pas arrestimit të shoferëve, janë shpallur në kërkim edhe dy kushërinjtë Vladi, të dyshuar si porositësit e makinave. Gazetarja është ndalur edhe tek dëshmitë e personave të arrestuar.

“Pas marrjes në pyetje të 4 personave të arrestuar, Agim Çeka janë dhënë dëshmi kyçe me rëndësi për hetimin. Ai ka thënë se në port e priste Alfred Vladi, i cili do të bënte zhdoganimin e mjeteve. Por ai nuk është gjetur në port dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar së bashku me kushëririn e tij Elvis Vladi. Prokuroria dyshon se ka patur rrjedhje informacioni. Shoferi Çeka ka thënë se ka qenë Elvis Vladi në Belgjikë që ka dorëzuar makinat. Më pas ka patur informacion se Elvisi kishte ardhur në Shqipëri për të pritur makinat”, u shpreh më tej.

Sipas Prokurorisë kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që operon jashtë vendit, në Belgjikë, Britani, apo Holandë. Tashmë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur letërporosi në Belgjikë dhe Gjermani për të mësuar rreth të kaluarës të personave të përfshirë në këtë rast. Një letërporosi pritet të dërgohet edhe në Britaninë e Madhe.

Më tej, referuar hetimit gazetarja Haxhiaj tha se:

“Prokuroria ka zbuluar vendin se ku automjetet kanë shkuar dy herë më parë. Kjo kompani ka transportuar edhe dy herë më parë automjet nga Belgjika drejt Shqipërisë. Sipas Prokurorisë, automjetet kanë përfunduar tek zona e “Treshit” në Tiranë. Janë ushtruar disa kontrolle në disa subjekte, por nuk është zbuluar se ku kanë përfunduar automjetet. Sipas Prokurorisë kemi të bëjmë me një grup kriminal nga kushërinjtë Vladi që operon në këtë zonë, por që ka edhe persona të tjerë me precedentë të rëndë penale të skeduar nga policia dhe prokuroria”.

Aktualisht paratë e sekuestruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndodhen në Bankën e Shqipërisë.

Etiketa: 3.4 milion eurogrupe kriminaleToyota Yaris


Ju sugjerojmë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
Kronikë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

21 Dhjetor, 2025 12:17 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 Dhjetor, 2025 9:47 am
Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër
Kronikë

Pjesë për pajisje të lojërave të fatit drejt Shqipërisë, pranga 2 personave në Dibër

20 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
Kronikë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

19 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Para
E fundit/ Udhëtonte me djalin mbi motorr, turistja ukrainase përplaset me bordurën

E fundit/ Udhëtonte me djalin mbi motorr, turistja ukrainase përplaset me bordurën

Video/ Kapen 8 milion euro, ja si i numëron policia paratë e trafikantëve

Video/ Kapen 8 milion euro, ja si i numëron policia paratë e trafikantëve

Miliona euro me “Toyota Yaris”, ja ku fshihen porositësit e pakove

Miliona euro me "Toyota Yaris", ja ku fshihen porositësit e pakove
















TE FUNDIT

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
21 Dhjetor, 2025

Një banesë e pabanuar është shkrumbuar plotësisht nga flakët në fshatin Kosovë e Vogël, njësia administrative Fiershegan. Në vendngjarje kanë...

Lexo më shumë

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
21 Dhjetor, 2025

Ka ardhur reagimi i Adriatik Lapajt ndaj përplasjes me aktorin e njohur Viktor Zhusti, lidhur me publikimin e fotos së...

Lexo më shumë

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
21 Dhjetor, 2025

Aktori Viktor Zhusti ka reaguar publikisht ndaj publikimit të një fotografie ku shfaqet krah aktivistit Adriatik Lapaj, duke sqaruar se imazhi ishte realizuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com