Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Toyota Yaris”, Donika Prela shkel ligjin

2019/09/24 at 1:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Toyota me 3.4 mln euro/ Prokurori: Media të dalë jashtë, reagon avokati: Nuk ka arsye, gazetarët të qendrojnë

Hetimet mbi dosjen hetimore të “Toyota Yaris” duket se kanë nxjerrë në pah mënyrën se si funksionon prokuroria shqiptare. Këtë të martë, News 24 ka publikuar një shkresë, me firmë e vulë të prokurores Donika Prela e cila urdhëron dërgimin e çështjes në gjykatë, ende pa u zbardhur mirë skema e funksionimit të grupit mafioz dhe piramida e tij.


Përmes shkresës zyrtare, e cila mban datën 11 shtator, Donika Prela udhëzon prokurorët e çështjes “Toyta Yaris” të bëjnë komunikimin e akuzave dhe njoftimin e përfundimit të hetimeve.

Por problemi është se kjo ndërhyrje flagrante e kreut të Prokurorisë të Krimeve të Rënda është në kundërshtim të plotë me ligjin për prokurorinë. Në bazë të këtij ligji, të ndryshuar në frymën e reformës në drejtësi, shefi nuk ka të drejtë t’i udhëzojë prokurorët “vartës” për dosje apo persona të veçantë. Një masë e tillë është parashikuar që prokurorët të jenë më të pavarur, dhe sa më larg ndërhyrjeve politike.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Donika Prela thotë se drejtuesit e Prokurorisë nuk kanë kompetencë ligjore të ndërhyjnë në zgjidhjen ligjore të një procedimi penal që ka të bëjë më ngritjen ose jo të akuzave, pushimin e hetimeve, dërgimin e procedimeve penale për kompetencë, pezullimin apo mosfillimin e tyre.

“Zgjidhja ligjore është detyrim dhe përgjegjësi ligjore e çdo prokurori, të cilin duhet ta ushtrojnë në pavarësi të plotë, ashtu sikurse ka ndodhur. Drejtuesi i Prokurorisë, ashtu sikurse ka ndodhur në rastin konkret ka të drejtë, vetëm të udhëzojë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, me udhëzim jo të detyrueshëm për të kryer veprime hetimore, përfundimin e shpejtë dhe në afat të dosjes, duke mos cenuar në asnjë rast të drejtën e prokurorëve për zgjidhje. Nga ana tjetër, prokurorët sikurse e parashikon neni 48 i ligjit 97/2016, kanë të drejtë ligjore të zbatojnë udhëzimin e drejtuesit kur ai është i ligjshëm ose e refuzojnë me shkrim atë duke dhënë arsyet e mosmarrjes parasysh të tij kur vlerësojnë se ka shkaqe ligjore për moszbatim, referuar nenit 48 pika 5 dhe 6 të ligjit të sipërcituar. Në këtë rast udhëzimi i drejtuesit dhe mendimi i prokurorëve mbeten në dosje, ndërsa zgjidhja ligjore është përgjegjësi personale e prokurorit. Në këtë kontekst në zbatim të ligjit, nenit 43/ç dhe 48 te Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” pra, në përmbushje të plotë të kompetencave të saj, Drejtuesja e Prokurorisë ka udhëzuar me Udhëzim të karakterit Jo të Detyrueshëm, dy prokurorët për përfundimin e shpejtë të procedimit penal më datë 11.09.2019 për të cilin dy prokurorët kishin disponuar me zgjidhjen ligjore të tij një javë më parë, më datë 05.09.2019”, thotë Donika Prela.

Dosja “Toyota Yaris”

Në 4 korrik të vitit 2018, krimet e Rënda nisën hetim për Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Alfred Vladi dhe Elvis Vladi për veprat penale “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334 të K. Penal.

Hetimet nisën pasi në datën 26 qershor të vitit 2018, rreth orës 09:40 në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Durrës, ku, nga kontrolli fizik i mjeteve që ndodheshin në karrotrecin Bizarre me targë AA 120SP dhe AFR 559 në pronësi të Klevi Cani, me drejtues shtetasin Agim Ceka, janë konstatuar të fshehura në dy mjete tip “Toyota” shuma të konsiderueshme, me para kartmonedhe e huaj, e prerjeve të ndryshme në total 3.366.700 ( tre milionë e treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind) euro dhe 80.000 ( tetëdhjetë) mijë franga zvicerane.

Në kuadër të hetimeve, më datë 24 qershor janë arrestuar në flagrancë shtetasit Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri dhe ndodhen në masën e sigurisë “ Arrest në burg” ndërsa janë në hetim në masën e sigurisë arrest në burg në mungesë dhe shtetasit Alfred Vladi dhe Elvis Vladi.

Për hetimin e kësaj çështje, me shortin e datës 4 korrik 2018 është caktuar Prokurore Doloresa Musabelliu dhe me Vendimin e datës 04.07.2018, nga ana e Drejtuesit të Prokurorisë është caktuar në grup hetimor për këtë procedim penal edhe Prokurori Ened Nakuçi./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
Aktualitet

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruloti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

29 Qershor, 2025 3:35 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

29 Qershor, 2025 3:21 pm
Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
Aktualitet

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

29 Qershor, 2025 3:16 pm
“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

29 Qershor, 2025 3:04 pm
“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..
Aktualitet

“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..

29 Qershor, 2025 2:50 pm
Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg
Aktualitet

Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg

29 Qershor, 2025 2:41 pm
Para
Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët e Adria Airways

Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët e Adria Airways

Video/ Dukesha Meghan Markle shijon kërcimet vendase në Afrikë

Video/ Dukesha Meghan Markle shijon kërcimet vendase në Afrikë

SHBA: Lajm i keq për zyrtarët e korruptuar, koha po mbaron…

SHBA: Lajm i keq për zyrtarët e korruptuar, koha po mbaron...
















TE FUNDIT

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt...

Lexo më shumë

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
29 Qershor, 2025

Një pushues rreth 50 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme teksa lahej në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës,...

Lexo më shumë

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
29 Qershor, 2025

Makina përplas sërish një monopatinë në Tiranë, duke dëmtuar një 17 vjeçar. Konkretisht, Policia e Tiranës bën të ditur se...

Lexo më shumë

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
29 Qershor, 2025

“Në jug të Shqipërisë, 20 kilometra larg nga qyteti i Sarandës ndodhet Syri i Kaltër. Një atraksion turistik, një park...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com