Gjiganti “Toyota” deklaroi se do të investojë rreth 400 milionë dollarë në një kompani që po punon fort për të krijimin e makinave fluturuese të cilat do të siguronin “shërbime të shpejta, të qeta dhe të përballueshme të transportit ajror”.
Presidenti, Akio Toyoda, tha se kompania që ai udhëheq po transformohet dhe se investimi në transportin ajror ka qenë një qëllim i tyre afatgjatë.
“Ndërsa ne vazhdojmë punën tonë, kjo marrëveshje ngre vështrimin tonë në qiell”, tha Toyoda në një deklaratë.
“Përmes kësaj përpjekjeje të re dhe emocionuese, shpresojmë të ofrojmë lirinë e lëvizjes dhe kënaqësisë tek klientët kudo, në tokë, dhe tani, edhe në qiell” shtoi ai.
Investimi i Toyota-s do të bëhet në kompaninë Joby Aviation, e cila po zhvillon një mjet transporti elektrik, me katër pasagjerë, që ngrihet vertikalisht, si një helikopter.
Kompania parashikon që prodhimi i saj të përdoret për transport komercial./Opinion.al