Tottenham-i ka arritur të mposht Brighton me rezultatin 1-2. Skuadra e Mourinho-s ishte në disavantazh në pjesën e parë të ndeshjes, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të lojës.
Të besuarit e trajnerit portugez arritën të kthejnë rezultatin me gola të Kane dhe Delle Alli. Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 3 më pak se Chelsea, që në ndeshjen e kësaj të enjteje u mposht 0-2 nga Southampton.
Ndërkohë, Arsenali nuk arriti të merrte pikët e plota në Premier, duke u ndalur në një barazim 1-1 në fushën e Bournemouth. Për vendasit shënoi në pjesën e parë Gosling, ndërsa për “topçinjtë” barazoi Aubameyang./ Opinion.al