Deputetja demokrate Jozefina Topalli akuzoi direkt Kryeministrin Rama si porositësi i përgjimeve, skandal që sipas saj, ai vetë së bashku me ministrin Tahiri po bëjnë të pamundurën ta mbulojnë.
Gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit, Topalli deklaroi se skandali i përgjimeve më i madhi ndër skandalet që i kanë plasur qeverisë së 1 milionë shuplakave, do të marrë me vete kryeministrin e vendit.
“Asnjë ministër nuk do guxonte të përfshihej në përgjime të paligjshme po të mos kishte urdhër dhe licencë nga kryeministri.
Rama është përpjekur për ta mbuluar si gjithmonë me reformën në drejtësi, sa herë i plas një skandal ai ngrihet dhe flet për reformën, sot ata janë shah mat në skandalin e përgjimit, ministri i detyruar për të mbrojtur vartësin e tij, Rama që mbron ministrin, se janë brenda të gjithë. Sa për drejtorët e policisë i përdorin si koka turku, sa herë” tha Topalli.