TIRANË- Ka nisur seanca plenare e kësaj të enjte me disa kërkesa të deputetëve të djathtë. E para e mori fjalën Jozefina Topalli e cila tha se “ligji për lojërat e fatit është futur në rendin e ditës jashtë rregullores, pasi vetëm një ditë më parë u miratua në komisione”. Ndërsa EdiPaloka tha se Kryeministri Edi Rama mungon prej dy javësh në punimet e Parlamentit. “Nuk na duhet një piktor shëtitës por një drejtues për punët e vendit”, tha Paloka. Sakaq ka marrë fjalën Nard Ndoka duke kërkuar që Rama të terheqë mbrapsht dekoratën për persekutorin e At Zef Pllumbit. Ndërsa Asllan Dogjani tha se është kërcënuar gazetari i Gjirokastrës Ismail Xhaferri i cili ka denoncuar hashashin. Ai i ka kërkuar Tahirit të marrë masa.