Jofezina Topalli mungoi sot në seancë plenare. Bojkoti i demokratëve ka bërë që ata të mos munden ti drejtohen sot shqiptarëve nga salla e parlamentit, pas dorëhejqes së Rroshit. Por gjithsesi, Facebook është një hapësirë, për të shprehur mendimet.
Topalli mesditën e sotme postoi këtë grafikë që e quajn formacioni i Rilindjes. Në këtë skuadër që Topalli e quaj “Criminal Family Club” ka vendosur Ramën portier dhe gjithë deputetët e zyrtarët e tjerë të PS me të shkaur kriminale (sipas PD).
Dy vëllezërit Frroku janë njëri në arrati e tjetri në burg, Shukri Xhelili i Dibrës në burg, Rroshi e Ndoka të dorëhequr, Prenga në proces gjyqësor.
Kokëdhima i përjashtuar. Doshi i larguar nga PS, por ende deputet i parlamentit. Këto janë emrat që Topalli ka rreshtua në këtë listën e krimit.
I vetmi i “pandëshkuar” nga ligji i dekriminalizimit është Artur Bushi, kryetari i Bashkisë Krujë.
A do të japë dorëheqjen Bushi, njësoj si Rroshi…?