Jozefina Topalli është larguar nga mbledhja e grupit të PD me ambasadorët. Topalli u pa të linte selinë e PD ende pa mbaruar mbledhja.
Ajo ka sqaruar largimin e saj duke u shprehur se në orën 11:30 kishte lënë takim me ambasadorë të tjerë të akredituar në vendin tonë. “Nuk prisja që takimi i grupit të PD me ambasadorët të zgjaste 90 minuta”, u shpreh Topalli.