Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tone pakënaqësie mes Athinës dhe Berlinit

2020/12/06 at 4:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tone pakënaqësie mes Athinës dhe Berlinit

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias kritikon politikën e Turqisë të qeverisë gjermane para samitit të BE në Bruksel. Grekët ndjehen të lënë vetëm nga presidenca gjermane e BE në grindjen për gazin me Turqinë.


Nikos Dendias është politikani për detyra të veçanta. Në vitin 2004 ai papritur fitoi kandidaturën në Korfuz për partinë konservatore greke, “Nea demokratia”, në vendin që konsiderohet si bastion i PASOK-ut. Pak vite më vonë si ministër i Drejtësisë ai nxorri para gjyqit partinë e Agimit të Artë. Nga viti 2017, juristi grek, i patundur në çështjen që ndjek, por i moderuar në ton, është ministër i Jashtëm. Këtë ton e pati edhe kritika e tij për Berlinin në intervistë me portalin e internetit, “Politico”, të shtunën e kaluar. Ai tha, se nuk mund ta kuptoj, që Gjermania nuk është e gatshme të vendosë një embargo të armëve ndaj Turqisë. Veprimi i qeverisë së Berlinit është “kontradiktor”, tha Dendias.

Sfondi: Prej muajsh  Greqia dhe Turqia grinden për burimet në pjesën lindore të Detit Mesdhe, dhe të dyja shpresojnë për mbështetjen e Berlinit. Nën eskortën ushtarake, anije kërkimore turke janë herë pas here në veprim para ishujve grekë dhe në perëndim të Republikës së Qipros. Me mbështetjen e Francës dhe Austrisë, Athina kërkon sanksione kundër Turqisë. Gjermania duket më shumë e prirur të ruajë distancën dhe të ndërmjetësojë mes palëve. Në fund të tetorit, ministri i Jashtëm, Dendias kërkoi në një letër për ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ndalimin e eksportit të armatimeve për Turqinë, por deri tani pa sukses.

Rol i vështirë ndërmjetësimi

Politikanë të tjerë grekë e shprehin më hapur pakënaqësinë e tyre: Në fushën e politikës së jashtme, presidenca gjermane e BE ka dështuar tërësisht, kritikon Angelos Syrigos, deputet i konservatorëve qeverisës

në intervistë televizive. Kurse gazeta konservatoro-liberale, „Kathimerini” publikoi opinionin e analistit të njohur, Kostas Iordanidis, i cili thekson, Turqia dëshiron ndërmjetësimin përmes kancelares, Angela Merkel me shpresën, se shkelja aktuale e së drejtës ndërkombëtare është një pikënisje e mirë për negociata të ardhshme.

Kurse analisti Jorgos Kapopoulos paralajmëron në gazetën me orientim të majtë, „Gazeta e redaktorëve” nga një politikë „appeasement” – të zbutur kundrejt Ankarasë. Kurse për politologun, Aleksandros Despotopolous është e qartë: „Gjermania e ka forcuar Turqinë. Ne përjetojmë këtë herë njëEuropë gjermane, jo një Gjermani europiane.”

Konstantionos Filis, drejtor kërkimor në Institutin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Athinë përpiqet të analizojë rrjedhën e ngjarjeve. „Në muajt e kaluar e pikërisht në presidencën gjermane të BE, Turqia përpiqet të zgjojë përshtypjen e të veçuarës. Gjermania, vendi më i fortë i Europës i ndihmon asaj në këtë pikë, ose nuk është në gjendje të ndalë politikën e saj agresive dhe të gjejë një zgjidhje europiane.” Filis thotë, se Gjermania si negociatore ka dështuar. Nuk ka çudi që zërat kritikë kundër Berlinit janë rritur.

Greqia nuk është vetëm

Samitin e dhjetorit (10./11.12) të BE, Jorgos Tzogopoulos, docent për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Trakisë e quan një fushë të minuar diplomatike. Edhe ai e krahason gjendjen aktuale të Athinës me atmosferën e rëndë gjatë kohës së krizës së borxheve. Por ka një dallim themelor sipas tij. “Ndryshe nga viti 2010, Greqia nuk është e vetme dhe izoluar. Shumë vende të tjera, në krye të të gjithave, Franca, kërkojnë po ashtu masa të ashpra kundër Turqisë.” Eksperti i politikës thotë për Deutsche Wellen, se nuk beson, se në samitin e BE do të vendosen sanksione kundër Turqisë. E mundshme është që të përmenden mundësi konkrete për sanksione, që të vendosen në një kohë tjetër. E rëndësishme është që BE të mos e ndërpresë lidhjen e komunikimit me Ankaranë.

Kompromisi nuk përjashtohet

Sipas ekspertit Tzogopoulos interesante është një mundësi tjetër ndërmjetësimi që mbështetet nga diplomacia gjermane- Një raund multilateral bisedimesh për Mesdheun lindor, ku Greqia, Qiproja, Turqia por edhe Izraeli, Egjipti dhe Libani të përfshihen në to. Më 30 nëntor anija turke kërkimore, “Oruc Reis” e përfundoi misionin e saj të kontestuar në Detin Mesdhe. Shenjë lodhjeje? Megjithatë përfundimi i misionit e bën të mundur uljen e tensioneve, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. Po për këtë nuk është i bindur, politologu Konstantinos Filis. “Këtë e përjetojmë gjithmonë. Para një samiti të BE për këtë temë, Turqia e kthen anijen në port, ditën tjetër pastaj e nxjerr sërish në Mesdhe”, ankohet Filis./DW



Ju sugjerojmë

Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill
Bota

Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

25 Maj, 2025 6:39 pm
Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë
Aktualitet

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

25 Maj, 2025 6:11 pm
Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk
Bota

Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk

25 Maj, 2025 5:51 pm
RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE
Rajoni

RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE

25 Maj, 2025 5:27 pm
Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët
Bota

Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët

25 Maj, 2025 5:15 pm
Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Bota

Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

25 Maj, 2025 4:55 pm
Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit
Aktualitet

Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit

25 Maj, 2025 4:29 pm
Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik
Bota

Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik

25 Maj, 2025 4:09 pm
Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024
Aktualitet

Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024

25 Maj, 2025 3:53 pm
Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
-Kulturë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

25 Maj, 2025 3:30 pm
Para
Ministria e Shëndetësisë: Qytetet shqiptare më problematike me COVID-19

Koronavirusi/ 16 viktima dhe 840 raste të reja në Shqipëri

Pacientët me COVID presin në autoambulanca, reagon Meta: Të mos përsëritet

Pacientët me COVID presin në autoambulanca, reagon Meta: Të mos përsëritet

Vajza lë Greqinë për të, djali:Merrnim sallatë jeshile nga baça e komshiut

Vajza lë Greqinë për të, djali:Merrnim sallatë jeshile nga baça e komshiut
















TE FUNDIT

Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill
25 Maj, 2025

Përballë një vale të re dhune që po trondit Ukrainën, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme...

Lexo më shumë

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë
25 Maj, 2025

Policia ka arrestuar edhe autorin tjetër të tentativës për vrasje, ndodhur të shtunën në fshatin Shtyllas të Fierit. 41-vjeçari, i...

Lexo më shumë

Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk

Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk
25 Maj, 2025

Rusia është tronditur nga zbulimi se presidenti rus, Vladimir Putin ishte në ajër, duke fluturuar një helikopter mbi rajonin e...

Lexo më shumë

RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE

RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE
25 Maj, 2025

Austria është e gatshme të bisedojë për gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë dhe vlerëson se zbatimi i politikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com