Për herë të parë pas 54 vitesh, në Tokio ka rënë borë në muajin nëntor! Sipas sinopktikanëve atje, bora ka ardhur në kryeqytetin japonez një muaj e gjysmë para kohe në krahasim me vitet e tjera. Siç ka theksuar Agjencia Metereologjike Japoneze, e cila parashikon një akumulim prej 15 centimetrash në rajonet Kanto dhe Koshin dhe deri në 2 centimetra në kryeqytet.
Ndërkohë policia vendase ka marrë masa për mbarëvajtjen e transportit publik dhe lidhjet kryesore të rrugëve. Hera e fundit që në Tokio kishte rënë borë në muajin nëntor ka ndodhur në vitin 1962.