Policia e Vlorës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e rreth 3.860 rrënjë bimë narkotike kanabis, të mbjella në fshatrat Llakatund dhe Karbunarë.
Ato ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë në mes të pyllit, si dhe të shtrira anës lumit të Shushicës. Lartësia e tyre shkonte nga 20 cm deri në 40 cm.
Asgjësimi i bimëve narkotike u bë me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.