Xhevahir Ndoi, 44 vjeç është rrëmbyer nga rrjedha e ujit teksa udhëtonte me automjetin e tij fuoristradë, dhe rezulton i zhdukur. Banorëët që kanë njoftuar policinë për ngjarjen thanë se përroi ishte tejet i rrëmbyeshëm, ndërsa mori para makinën që drejtohej nga 44 vjeccari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë të Klosit. Dyshohet se trupi mund të ketë përfunduar në lumin e Matit.